BRUKSEL- Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh optimiste që Shqipëria të arrijë t’i përmbyllë grupkapitujt e negociatave brenda vitit 2027.
Gjatë konferencës për mediat në Bruksel, Kos u shpreh se Shqipëria është kandidate e zellshme dhe Bashkimi Evropian do t’i japë mbështetje maksimale.
“Sfidat më të mëdha është se nuk është e lehtë të çelësh, por më e vështirë është t’i mbyllesh grupkapitujt. Jemi në rrugë të mbarë, Shqipëria duhet të ecë me reforma dhe të këtë në gjendjet t’i përmbyllim ato. Objektivi është t’i mbyllim në fund të 2027. Kemi kandidat kaq të zellshëm dhe ne do t’i mbështetim me të gjithë energjitë që kemi këtu në BE.”, tha ajo.
Shqipëria hapi të martën e 16 shtatorit katë kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave me BE.
Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.
/abcnews.al

