Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Peleshi tenton marrëveshjen/ Kreu i ri i Kuvendit thërret edhe grupet opozitare

schedule12:16 - 15 Shtator, 2025

schedule 12:16 - 15 Shtator, 2025

TIRANË– Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, po zhvillon një takim konsultativ me krerët e grupeve parlamentare, mazhorancë dhe opozitë.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, raporton se Peleshi është takuar me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Tedi Blushin, kurse Fatmir Mediu ka munguar pasi ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Jozyrtarisht raportohet se opozita do jetë në Kuvend me tre grupe parlamentare, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Ndryshe nga mazhoranca, e cila ka ecur përpara dhe ka preznatuar emrat për drejtimin e Komisioneve parlamentare, opozita nuk ka dorëzuar asnjë emër.

Burimet nga mbledhja konfirmuan për gazetarin Kello se Gazment Bardhi ka kundërshtuar skemën e propozuar nga Rama për përbërjen e komisioneve parlamentare.

Gjithsesi pritet të martën, që opozita të vendosë emrat nëpër poste, përkundër kundërshtimeve të strukturës së propozuar nga Partia Sociliste./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!