Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diella, një “demokrate” në qeveri/ Aktorja Anila Bisha e pranon: Jam unë

schedule19:07 - 13 Shtator, 2025

schedule 19:07 - 13 Shtator, 2025

Anila Bisha, ish zëdhënësja e Lulzim Bashës, është zëri dhe imazhi që qëndron pas Diellës, ministres së parë të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Aktorja pranon se imazhi është përdorur me dakortësinë e saj për t’u bërë avatar dhe marrëveshja mbaron në dhjetor të këtij viti.

E mesa duket thashethemet e verës u bënë realitet. Edi Rama futi nje demokrat në qeveri vetëm se ndryshe nga 2017 kur vendosi Gaz Bardhin ministër teknik të drejtësisë, tani Anila Bisha është  ministre virtuale.



Prej dy ditësh, Diella, ministrja e krijuar nga inteligjenca artificiale, ka marrë vëmendjen e opinionit publik brenda dhe jashtë vendit.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë anëtares së re të kabinetit Rama 4 që nuk është e pranishme fizikisht por që do të sigurojë se tenderat publikë të jenë 100% të lirë nga korrupsioni.

“Diella” ka ndihmuar më shume se 1 milion aplikime ndërsa ka nxjerrë afro 36 mijë dokumente me vulë digjitale përmes portalit E-Albania. Po ashtu ekipi  po punon edhe për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!