Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rama i përgjigjet skeptikëve: Me “Diellën” në prokurimet publike do të arrijmë në nivelin më të lartë europian

schedule13:39 - 12 Maj, 2026

schedule 13:39 - 12 Maj, 2026

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të skeptikëve, u shpreh se integriteti i prokurimeve publike jo vetëm që nuk ka shënuar rënie, por sipas tij me “Diellën”, Shqipëria brenda këtij mandati do të arrijmë në nivelin më të lartë europian.

Ai theksoi se Shqipëria vlerësohet si asnjëherë më parë ndërkombëtarisht, edhe në fushën e prokurimeve.

“Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europian, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten.



Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”, shkruan Rama/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!