Operohet Ismael Dunga, Tirana zbulon kohën e rikuperimit

schedule11:22 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 11:22 - 16 Dhjetor, 2019

Ismael Dunga është operuar, për shkak të problemeve që ka pasur në gju. Sulmuesi i ka munguar Tiranës në javët e fundit të kampionatit dhe nuk do të jetë as në dy sfidat e mbetura me Flamurtarin dhe Laçin.

Klubi bardheblu ka njoftuar se sulmuesi nga Kenia do të nisë nga e mërkura fazën e riaftësimit dhe në muajin shkurt do të jetë gati për skuadrën e Tiranës. Kështu ai pritet të humbasë të paktën dy ndeshje nga fillimi i pjesës së dytë të sezonit, që zhvillohen në fund të muajit janar.

Dunga u afrua në verë te Tirana, pasi kishte spikatur me Luftëtarin. Sulmuesi, me fanellën e bardhebluve ka shënuar deri më tani tre gola. Futbollisti 26-vjeçar ka luajtur vetëm në tetë ndeshje dhe vetëm tre prej tyre i ka nisur nga fillimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!