Shiu i dendur që ka rënë gjatë natës ka shkaktuar përmbytje në disa prej rrugëve të qytetit të Durrësit.
Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, ndërsa uji ka mbuluar kryesisht segmentet e ulëta të qytetit.
Ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur punën për të larguar ujin nga zonat më të prekura.
Situata po shkon drejt përmirësimit./abcnews.al

