Autori i vrasjes së 2 fishtë në Shkodër dhe plagosjes së dy të tjerëve, Ragip Gila kishte vetëm 6 muaj që kishte lenë qelinë. Sipas vendimit të marrë më 4 mars të këtij viti nga gjyqtari Albert Keraj, Gila është dënuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, me 5 vite burgim pasi në banesën e tij gjatë një kontrolli të policisë u gjet një sasi prej 1.3 kilogramë kanabis.
Gjatw kontrollit u gjetwn edhe municione si dhe disa jelekw anti plumb, porn w fund Gila u shpall fajtor vetëm për trafikim të lëndëve narkotike, por për shkak se 29-vjeccarit iu pranua gjykimi i shkurtuar ai u dënua me 3 vite e 4 muaj heqje lirie dhe këtë dënium gjykata ia pezulloi për ta vendosur në 5 vite shërbim prove me kushtin që gjatë kësaj periudhe të mos shoqërohet me persona me precedente penale dhe te mos kryejë asnjë vepëre penale.
Sipas vendimit të Gjykatës autori ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë përballqë trupit gjykues dhe në të njëjtën kohë rezulton person pa precedent të mëparshëm penal. Po kështu përmes avokatit të tij mbrojtës ai ka dorëzuar një raport mjekoligjor ku i duhej të kujdesej për babain e tij që vuan nga diabeti dhe qëndron në rregjim shtrati. Për këtë gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit me burg dhe lirimin nga qelia të Gilës./abcnews.al

