TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur takimet mes drejtuesit te prokurorisë altin dumani dhe zyrtarëve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë vizitës së këtij të fundit në shtetet e Bashkuara.
“Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.
Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave”.
Gjithashtu kreu i Prokurorisë së Posaçme mori pjesë edhe në një konferencë të organizuar nga Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve e njohur ndryshe si DEA ku zhvilloi edhe një takim me drejtuesin e kësaj të fundit.
“Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z. Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve”
Dumani zhvilloi një takim ne departamentin e shtetit edhe me zyrtarin Brendan P. Hanrahan per Çështjet e Europes dhe Euro-Azisë.
/abcnews.al

