Ekzekutohet Vassilis Stefanakos, kreu një vrasje me Alket Rizain dhe e ndihmoi të arratisej

schedule22:43 - 17 Janar, 2018

schedule 22:43 - 17 Janar, 2018

Në një ekzekutim mafioz në Atikën perëndimore është vrarë Vassilis Stefanakos, i cili konsiderohej si një kriminel shumë i rrezikshëm në Greqi. Ai ka asistuar në një vrasje të kryer nga shqiptari Alket Rizai dhe e ka ndihmuar atë të arratisej.

Në Atikën perëndimore është ekzekutuar me armë zjarri, Vassilis Stefanakos, i cili ishte shumë i njohur në Greqi për arsye të veprimtarisë së tij kriminale. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së mërkurës. Policia njofton se trupi i pajetë është gjetur brenda një makine të tipit “BMW” në zonën Haidari. Sipas mediave, Stefanakos po udhëtonte për në banesën e tij në momentin e sulmit. Ndërsa papritur 2 persona të maskuar i kanë zënë pritë dhe kanë hapur zjarr kundër tij.
Autoritetet greke bëjnë me dije se Stefanakos është qëlluar me një armë të tipit Kallashnikov. Policia njofton se në vendngjarje janë gjetur 22 gëzhoja. Ende nuk dihet se kush janë autorët e vrasjes, autoritetet greke kanë hapur një hetim për ngjarjen.

Stefanakos u lirua nga burgu në Gusht 2016 pasi shërbeu tetë vjet në përputhje me një ligj të lirimit të hershëm të miratuar në 2015. Ai u dënua me 21 vjet e tre muaj burg për përfshirjen e tij në një vrasje të kryer nga Alket Rizai në vitin 2006 si dhe ndihmoi në arratisjen e Rizait dhe shokut të dënuar Vassilis Palaiocostas nga burgu Koridalos në 2009.
Stefanakos gjithashtu mori një dënim 14-vjeçar për përfshirjen e tij në aktivitete të tjera kriminale. Ndërkohë, besohet se kishte krijuar lidhje me anëtarët një grupi guerilas. Gjithashtu Stefanakos është akuzuar se ka sulmuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Akis Tscochatzopoulos, ndërsa të dy po vuanin dënimin në Burgun e Koridalos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!