Është kohë eksperimentesh, madje është momenti i fundit. Trajneri i Kombëtares Sylvinho do të provojë zgjedhjet dhe skemat e tij pikërisht pak ditë përpara ndeshjes së vërtetë, asaj eliminatore për Kupën e Botës ndaj Letonisë.
Braziliani pret një paraqitje bindëse në duelin në fushën e Gjibraltarit që luhet në orën 18:00 në fushën e rivalit modest ndaj të cilit nuk kemi luajtur kurrë më parë, por dihet se jemi favoritë.
Silvinjo besohet se do të provojë skemën 4-3-3, diçka më ndryshe në krahasim me 4-2-3-1 që ai preferon më shumë.
Në portë si përherë së fundmi do të jetë Strakosha, në qendër kapiteni Gjimshiti do të ketë në krah Kumbullën e jo Ajetin, ndërsa Ismajli është I dëmtuar.
Në krahë të mbrojtjes priten ndryshimet kryesore, pasi titullarë mund të jenë Aliji dhe Balliu. Kjo ka një logjikë, që ata do të kenë minuta për të treguar veten, ndërsa Mitaj e Hysaj do të ruhen për Letoninë.
Në mesfushë do të ruhet linja e zakonshme, me Asllanin si titullar, e po ashtu Qazim Laçin e zbulimin e kohëve të fundit, Julian Shehaj. Silvinjo gjithashtu ka një lëvizje për repartin ofensiv.
Meqë Broja ndoshta nuk është në qind për qind, ai do të hedhë titullar Mirlind Dakun, që është sulmuesi më në formë i Shqipërisë për momentin.
Në krah të tij, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami, edhe pse ky I fundit nuk I ka punët shumë mirë te Gllazgou Rejnxhërsi. Kombëtarja zakonisht fiton ndaj rivalëve të tillë modestë, siç ka ndodhur kundër Andorrës, Moldavisë apo Lihtenshtajnit, por nuk duhet harruar se janë pësuar edhe humbje siç ka ndodhur në Luksemburg.


