Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Arrestohet 52-vjeçari, i dënuar në Itali për trafik droge

schedule09:22 - 4 Shtator, 2025

schedule 09:22 - 4 Shtator, 2025

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”.

Në pranga është vënë 52-vjeçari Rudin Gripshi, banues në Peqin, i dënuar në Itali me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi: Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin”, thuhet në njoftimin e policisë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!