VIDEO | Arsenalit i ka mbetur vetëm emri, City e shkatërron në “Emirates”

schedule19:17 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 19:17 - 15 Dhjetor, 2019

Është mbyllur kryendeshja e javës në Premier League mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, me të besuarit e Guardiolës që kanë dominuar dhe kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0-3.

De Bryune shënoi dy supergola, si dhe krijoi raste të panumërta për shokët e tij të skuadrës, kundër një mbrojtje inekzistente të Arsenalit. Edhe Sterling shënoi në këtë takim, duke vazhduar formën e tij të mirë si golashënues.

Arsenali është në rënie të lirë këtë sezon dhe shkarkimi i Unai Emery nuk ka sjellë asnjë rezultat te “Topçinjtë”. Ekipit nga Londra Veriore i ka mbetur vetëm emri, pasi prej vitesh nuk konsiderohet më si skuadër e madhe./abcnews.al

De Bryune feston golin e tij (15′)

Premier League

Arsenal – Manchester City  0-3
De Bryune 2′ 15′, Sterling 40′

Festa e Raheem Sterling (40′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!