Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ujësjellësat/ Balluku: Fragmentimi ndër problemet kryesore. Në dy vite arritëm rezultate të prekshme

schedule11:31 - 3 Shtator, 2025

schedule 11:31 - 3 Shtator, 2025

E pranishme në prezantimin e Operatorit të Ujit, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se në dy vite që nga nisja e reformës së ujit, rezultatet janë të prekshme. Balluku evidentoi fragmentimin, borxhet dhe shlyerjen e faturimeve ndër problemet kryesore të sektorit.

“Unë nuk do desha që të përsëritem përse i përket situatës, të cilën ne e kemi gjetur në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke nisur nga viti 2013, dhe edhe prezantimi që do të ndjekë në ndërkohë tregon një krahasim që ne kemi marrë me vitin 2020, si viti i fundit kur ne nisëm të ngjizim dhe më pas të implementojmë një reformë e cila tashmë ka përmbyllur fazën e saj të parë.

Sigurisht fragmentimi ka qenë një problemet kryesore, të cilat kemi identifikuar dhe që padyshim, mbas krijimit dhe agregimit të 58 ndërmarrjeve vendore në 15 ndërmarrje rajonale, duke përjashtuar këtu vetëm Tiranën, Kamzën dhe Vorën, të cilat nuk kanë qenë në gatishmëri në periudhën kur u bë agregimi për t’u bërë pjesë e këtij procesi,  të gjitha ndërmarrjet e tjera të krijuara, 15 ndërmarrjet, kanë arritur që vetëm në dy vite, duke qenë se reforma filloi në 2021, por zbatimi i saj shënohet në janar të 2023, ne vetëm në dy vite, ose më pak edhe se dy vite, kemi arritur që të kemi rezultate të qenësishme, të prekshme, të cilat nuk kanë të bëjnë thjesht me përmirësimin dhe optimizimin e shërbimit, por mbi të gjitha kanë bëjnë me optimizimin e financave të këtyre ndërmarrjeve, të cilat përveç faktit që kishin të gjithë problematikën brenda tyre, reflektonin ashtu siç e tha dhe Kryeministri, të gjithë problematikën financiare të tyre edhe në sektorin e energjisë elektrike në vendin tonë.

Në ndërkohë, përveç këtij fragmentimi, një nga problematikat më të mëdha kanë qenë borxhet e larta dhe bilancet negative të të gjitha këtyre ndërmarrjeve, duke pasur parasysh që në vitin 2020 niveli i shlyerjes së faturës së energjisë elektrike, flas për faturën korente, për vitin 2020, nga shoqëritë ishte vetëm 51% , ndërkohë që në rang vendi detyrimet e prapambetura arrinin në 13 miliardë, 13.6 miliardë për korrektësi.

Do të jepja disa shembuj këtu për të kuptuar thjesht se si ishte situata në vitin 2020, kur ujësjellës- kanalizimet e Kukësit kishin një nivel të shlyerjes së faturës vetëm 9%, ndërkohë që Gjirokastra, duke marrë këtu një nga pikat veriore dhe një nga ndërmarrjet e jugut, kishte një përqindje të shlyerjes së faturave vetëm 37%. Nga ana tjetër, sigurisht e gjitha kjo reflektoi në një mungesë të furnizimit të qëndrueshëm. Në vitin 2013 ne kishim vetëm katër zona urbane, të cilat furnizoheshin 24 orë me ujë, që ishte Korça, Pogradeci, Shkodra dhe Librazhdi dhe kishim sigurisht pjesën më të madhe të vendit, një përqindje shumë e lartë, totalisht e pambuluar. Në ndërkohë që uji i pa të ardhura arrinte nivelin 65.4%  në tërësi të territorit, por kemi pasur zona që ujin pa të ardhura e kishin edhe 90% dhe sigurisht norma e ulët e arkëtimit ishte ajo çka e karakterizonte të gjithë sektorin deri në vitin 2020.

Po marr disa shembuj. Në rang vendi shkonte deri në 76%, po marr disa shembuj, siç ishte rasti i ujësjellës-kanalizimeve të Roskovecit që në arkëtimin korent arrinte vetëm në 39.65%, apo rasti i ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit, me normë arkëtimi vetëm 53%. Ndërkohë, një tjetër fenomen që e ka shoqëruar të gjithë periudhën e tranzicionit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka qenë faturimi afrofe i cili sigurisht bëhej pa asnjë lloj analize apo metodologjie dhe ishte një vendim që merrej pa asnjë analizë nga këshillat bashkiak sipas propozimit të kryetarit të bashkisë, pa analizuar këtu sasinë e investimeve, kostot e mirëmbajtjes apo gjithçka tjetër. Do të referoja këtu disa shembuj, siç është rasti i Libohovës. Libohova faturonte deri në vitin 2020,  97% të abonentëve me faturime afrofe apo Klosi 74%, apo Finiqi 66% të faturave afrofe.

Nga ana tjetër, mungesa e sistemeve të automatizuara dhe ato të sigurisë, sigurisht ka qenë një tjetër problematikë e identifikuar nga ne gjatë vitit 2020 dhe diçka tjetër, e cila do të marrë zgjidhje këtë vit, para përfundimit të vitit 2025, ka qenë mungesa e shërbimeve të unifikuara dhe të standardizuara. Pra, kemi tarifime, kemi shërbime, të cilat ofrohen në mënyra të ndryshme dhe tarifohen në mënyra të ndryshme nga një ndërmarrje në tjetrën, sidomos në pjesën e ndërmarrjeve në kohën kur ato ishin pjesë e pushtetit vendor.

Ndalojmë vetëm për një moment tek efiçenca e stafit. Kryeministri sapo e tha, por unë do të desha që të mos ndalja vetëm tek numri i munguar i kësaj efiçence, përsa i përket të gjithë territorit, por tek rastet konkrete për t’ju bërë të kuptoni se si ka funksionuar deri në 2020 sektori ujësjellës-kanalizimeve,  i atashuar si ndërmarrje e pushtetit vendor”.- u shpreh Balluku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!