Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me armë gati për qitje/ Pranga 30-vjeçarit në Tiranë, i dënuar edhe më parë

schedule10:13 - 3 Shtator, 2025

schedule 10:13 - 3 Shtator, 2025

TIRANË- Policia e Tiranës ka prangosur një 30-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë të mbushur gati për qitje.

Ai rezulton i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë.

Po ashtu u vu në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, 30-vjeçarin duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez.

Po ashtu u sekuestrua pistoleta me municion luftarak./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!