Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim të “bluzave të bardha”/ Spitalet publike dhe qendrat shëndetësore kanë nevojë për infermierë, mami e laborantë

schedule15:14 - 2 Shtator, 2025

schedule 15:14 - 2 Shtator, 2025

Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në vend kanë nevojë për infermierë, mami, logoped, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe imazherie.

Në Tiranë ku ndodhet dhe numri më i madh i institucioneve shëndetësore janë dhe kërkesat më të mëdha.

Për të plotësuar nevojat   për punonjës  të shëndetësisë në portalin  “infermierë për Shqipërinë”  janë hapur aplikimet.

“Këtë vit ka qenë 1100 numri i vendeve vakante të planifikuara për tu shpallur.  Lidhen gjithmonë me numrin e pensionimeve, me barrëlindjet, largime nga publiku  në privat. 

Numri më i madh i të punësuarve mbetet në rajonin e Tiranës. Kur flas për rajon perfshihet Tirana, Durrësi, Dibra, Rrogozhina, Kavaja. Por pavarësisht se ka numrin e vendeve vakante ka dhe atë të kërkesve më të mëdha.

Kemi në vijueshmëri vende që shpallen, rishpallen dhe ato mbeten në zona si Mallakastra, Delvina,  Mirëditë, Puka.”   

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 12 shtator.

Më pas do të shqyrtohen dosjet  e kandidatëve të cilët do ti nënshtrohen testimit të informatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

“Thirrja bëhet në mënyrë të përvitshme, edhe për t’ju përgjigjur si nevojave që ka tregu i punës, për të qenë pjesë si e institucioneve shëndetësore publike dhe për tu dhënë mundësinë dhe atyre që  mund të kenë bërë një periudhë pushimi, mund të kenë punuar disa vite në sektorin privat e  duan ti bashkangjiten sektorit shëndetësor publik, për të gjithë ata që janë të sapo diplomuar, por duan të japin kontributin e tyre edhe përmes protalit “infermirë për Shqipërinë”

Do të vlerësohen sigurisht vitet e punës, nota mestare e studimeve që kanë kryer, masteri, niveli i gjuhëve të huaja”

Që prej hapjes së portalit “infermierë për Shqipërinë”  në vitin 2019  mbi  6600 punonjës të shëndetësisë i janë bashkuar institucioneve  shëndetësore publike në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!