Manchester United arriti të merrte vetëm një pikë në barazimin 1-1 kundër Evertonit në shtëpi. Trajneri i djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer, pas ndeshjes deklaroi se ekipi i tij duhej ta fitonte sfidën, por jo gjithçka shkoi siç duhej.
”Më vjen keq për golin që pësuam. Ata luajtën mirë për rreth 10 minuta, por më pas ishim ne që e kontrolluam lojën. Pas barazimit kundërshtari jonë ishte vetëm koha. Dominuam, e goditëm portën 20 herë, por fati nuk ishte me ne,” deklaron tekniku norvegjez.
”Greenwood? Djaloshi shënoi sërish një gol të rëndësishëm. Mason e nuhat shumë mirë golin dhe e di se kur duhet ta sulmojë portën. Ka qenë një vit fantastik. Të mërkurën bëhet një vit që unë kam ardhur këtu si trajner dhe ne shikojmë vetëm përpara,” mbyll Solskjaer. /abcnews.al