Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Stuhi ere dhe rëre “pushton” Vlorën, bllokohet qarkullimi në qytet

schedule13:18 - 30 Gusht, 2025

schedule 13:18 - 30 Gusht, 2025

Vlora është përfshirë gjatë ditës së sotme nga erëra shumë të forta që kanë sjellë një stuhi rëre, duke mbuluar qytetin bregdetar.

Pamjet tregojnë rrugë të mbushura me pluhur dhe dukshmëri të ulët, ndërsa era e fortë ka krijuar vështirësi për qytetarët.

Situata është shoqëruar edhe me trafik të rënduar, pasi shumë pushues kanë zgjedhur të largohen me shpejtësi nga qyteti, duke bllokuar akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës.

Ndërkohe kanë tashmë kanë nisur edhe reshjet intesive në qytet.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!