Champions League merr formë me shortin e hedhur në Monako që përcaktoi përballjet në fazën e ligës të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Menjëherë përballje gjigandësh dhe finale të parakohshme, që mishërojnë idenë e UEFA kur vendosi të ndryshojë kompeticionit në edicionin e dytë me këtë format.
Kështu, tifozët do të kenë mundësi të shohin shumë shpejt sfida të mëdha, siç janë ato mes Barcelonës dhe Bajern Mynih, Real Madrid-Manchester Siti, apo Inter-Liverpul.
Shorti nuk ishte aspak I butë me kampionët në fuqi të Paris SG, që e nisin menjëherë në ngjitje rrugën për mbrojtjen e trofeut, pasi do të përballen me Bajern Mynih, Barcelonën dhe Atalantën, përveçëse me skuadra të tjera si Leverkusen apo Totenhem.
I njëjti diskutim vlen për Real Madrid, që gjen në rrugën e tij Manchester City, Liverpul dhe Juventus.
Sipas formatit të ri të aplikuar për herë të parë edicionin e kaluar, secila skuadër do të luajë tetë ndeshje në fazën e Ligës, katër në shtëpi dhe katër në transfertë.
Në bazë të renditjes përfundimtare, ashtu si në një kampionat, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në 1/16, ekipet nga vendi i 9 deri në vendin e 24 do të luajnë në plej-off, ndërsa ato të renditura mga vendi i 25 deri në vendin e 36 eliminohen menjëherë.
Sipas një formule të parapërcaktuar, duke nisur nga faza e 1/16 nis eliminimi direkt me dy ndeshje vajtje-ardhje. Me të njëjtën formulë do të shkohet deri në finalen me një ndeshje të vetme në program më 30 maj në Budapest. Ndeshjet e para të fazës së Ligës do të luhen nga datat 16-18 shtator.

