Një situatë e paprecedentë është krijuar në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të premteje. Një person ende i paidentifikuar ka policia, i cili lëvizte me një motomjet, ka hyrë i armatosur dhe me skafandër në ambientet e argjendarisë.
Pronari i biznesit i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
Policia njofton se dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

