U largua në pjesën e parë i dëmtuar, trajneri i Brescias sqaron gjendjen e Ndojt

schedule12:34 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 12:34 - 15 Dhjetor, 2019

Emanuele Ndoj e nisi si titullar ndeshjen e djeshme kundër Lecces, por mesfushori i Brescias u detyrua të braktiste lojën në minutën e 29-të. Përplasje me ukrainasin Shakhov i shkaktoi dhimbje, por për fat të mirë nuk është asgjë më rëndësi.

Ndoj ka pasur një problem në kavilje gjatë verës dhe nuk doja ta rrezikoja më shumë. Një mungesë e mundshme e tij, do të na krijonte shumë vështirësi në të ardhmen“, deklaroi trajneri i “Dallëndysheve”, Eugenio Corini për mediat italiane.

Brescia fitoi 3-0 dhe siguroi trepikëshin e dytë radhazi në Serie A. Objektivi është qëndrimi në kategori dhe për momentin ekipi i Brescias renditet në vend të tretë nga fundi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!