Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Albulena Haxhiu jep dorëheqje si ministre për t’u bërë zëvendëse e Dimal Bashës

schedule15:28 - 27 Gusht, 2025

schedule 15:28 - 27 Gusht, 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur sot se ka emëruar Blerim Sallahun ministër në detyrë të Drejtësisë, në vend të Albulena Haxhiut.

Klankosova.tv, merr vesh se Albulena Haxhiu, dha dorëheqje nga pozita e ministres, për t’u bërë zëvëndëse e kryeparlamentarit, Dimal Basha.

Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.

Pas kësaj, Haxhiu, së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve.

Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!