Pronari i një hoteli në Borsh është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse të tij. Në pranga është vënë Emanuel Shkëmbi, i cili pasi është konfliktuar verbalisht me dy punonjëset nënë e bijë, i ka kanosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit.
Nën hetim është vënë edhe babai i Emanuel Shkëmbit, pasi dhunoi fizikisht vajzën 21-vjeçare, punonjëse në hotelin e të birit.
Në njoftimin zyrtar, policia e Vlorës thotë se ka vënë nën hetim edhe një 76-vjeçar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi ka tentuar të fshehë armën me të cilën Emanuel Shkëmbi kërcënoi punonjëset.
Ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm.
Shërbimet e komisariatit të policisë së Himarës pas marrjes së njoftimit organizuan punën për kapjen e autorit.
Ndaj 26-vjeçarit Emanuel Shkëmbi rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe kanosja, ndërsa babai I tij akuzohet për dëmtime me dashje.
Ndonëse nuk dihen plotësisht rrethanat e ngjarjes, policia thotë se konflikti ishte për motive të dobëta.
Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.
/ abcnews.al /



