Brescia po fiton kundër Lecces, teksa Emanuele Ndoj ka qenë i pafat në këtë përballje. Mesfushori shqiptar e nisi ndeshjen si titullar, por në minutën e 29-të u detyrua të largohej nga fusha.
23-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë një përplasje me ukrainasin Shakhov. Tjetër dëmtim për Ndojn, i cili humbi edhe ndeshjet e para të kampionatit si pasojë e një dëmtimi.
Mesfushori nuk i duroi dhimbjet dhe u largua nga fusha i trishtuar, teksa kontrollet e specializuara do të konfirmojnë masën e dëmtimit. /abcnews.al