Tjetër fitore për Liverpool. Ekipi i Jurgen Klopp nuk e pati të thjeshtë për të mposhtur në shtëpi Watfordin e vendit të fundit dhe iu fal një dygolëshi të Momo Salah. Ylli egjiptian realizoi në fundin e çdo pjese dhe i dhuroi ekipit të tij suksesin e radhës në kampionat.
Salah, on his weaker foot. What a finish.? pic.twitter.com/HIaIYyeynM
— Kloppholic (@Kloppholic) December 14, 2019
Salah zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të. Aksion fantastik, realizim i tillë, topi në rrjetë dhe tifozët në festë. Për të shijuar golin e dytë të ndeshjes duhet pritur minuta e fundit.
27-vjeçari shënoi një tjetër gol shumë të bukur, kësaj radhe me finte. Kjo ishte fitorja e 16 në 17-të javë kampionat për Liverpool që është ngjitur në kuotën e 49 pikëve dhe marshon drejt fitimit të titullit kampion. /abcnews.al
Liverpool – Watford 2-0
(Salah 38′, 90′)
Mohamed salah Amazing goal Liverpool vs Watford 2-0 HD#mohamedsalah pic.twitter.com/bRntT0t254
— MSG Comps (@CompsMsg) December 14, 2019

