Donald Trump thyen akullin për Shqipërinë. Presidenti amerikan i ka dërguar një letër homologut të tij në Shqipëri, Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Në letër, Tramp i shkruan Begajt se pret me kënaqësi të vazhdojë bashkëpunimin për një të ardhme të sigurt e të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen permes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën.
Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshm edhe me të suksesshme”.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Donald Tramp thekson angazhimin e tij si President i SHBA për të vijuar këtë bashkëpunim, bazuar tek miqësia shqiptaro-amerikane, aleanca mes dy vendeve dhe idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.
Kjo është letra e parë zyrtare që Donald Tramp dërgon për Shqipërinë pas zgjedhjes së tij për herë të dytë si President i Shteteve të Bashkuara.
Letrën ai ia dërgon homologut të tij, Bajram Begaj, i cili më herët i dërgoi po një letër Donald Tramp, një mesazh urimi për 249 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

