Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë ka pritur këtë sezon turistik një numër të shtuar vizitorësh, duke konfirmuar rolin e tij si një prej destinacioneve kulturore më të rëndësishme të jugut të vendit.
Përveç të huajve që duan të njihen me historinë e Shqipërisë vihet re dhe numër i lartë i vendasve që e vizitojnë.
Vizitat në këtë muze janë shtuar falë kombinimit të turizmit bregdetar me atë kulturor nga guidat turistike në vend.
Prirja në rritje e numrit të vizitorëve pritet të vijojë dhe këtë muaj duke e kthyer Muzeun Kombëtar të Pavarësisë ne një prej vendeve më të vizitueshme në Vlorë.
/abcnews.al/

