Situata me zjarret mbetet kritike në Syrin e Kaltër. Prej orësh sipërfaqe toke janë përfshirë nga flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të favorizimit nga erërat e forta dhe temperaturat e lartë. Ndërkohë mësohet se zjarri ka hyrë në zonën e mbrojtur. Situata paraqitet kritike. Të paktën 500 turistë u evakuuan nga Syri i Kaltër gjatë kësaj të hëne.
Më herët u raportua se flakët janë zhvendosur drejt fshatit Pecë, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe banesat.
Terreni i thyer dhe malor e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve në këtë zonë, ndërsa helikopterët vijojnë të punojë për shuarjen e flakëve si në rrethinat e Syrit të Kaltër po ashtu edhe në fshatin Pecë dhe përreth.
/abcnews.al/

