Oliver Giroud është një nga objektivat kryesorë të Interit për përforcimin e sulmit. Antonio Conte e njeh mirë kampionin e botës, ka punuar me të te Chelsea dhe e kërkon për të pasur si alternativë të Lukakut dhe Lautaro Martinez.
Kontrata e Giroud me Chelsea përfundon në fund të sezonit dhe gjatë gjithë kësaj kohe është folur për një largim të tij në janar. Gjithsesi, Frank Lampard mendon ndryshe dhe shpreson që 32-vjeçari të qëndrojë te “Blutë e Londrës”
“Do të isha i lumtur nëse Giroud qëndron me ne. Shpresoj të mos largohet asnjë lojtar, por dua që të tregojnë gatishmëri dhe dëshirë për të qëndruar. Oliver ma ka treguar gjithmonë diçka të tillë, në çdo stërvitje, kështu që jam i qetë“, thekson Frank Lampard. /abcnews.al