Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vodhi automjetin në mes të natës për ta shitur për pjesë këmbimi, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

schedule14:07 - 5 Gusht, 2025

schedule 14:07 - 5 Gusht, 2025

Vodhi 1 automjet në mesnatë, me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari (shtetas me precedent për të njëjtin krim).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas njoftimit se në bulevardin “Bajram Curri”, ishte vjedhur një automjet, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Automjeti i vjedhur u gjet në afërsi të banesës së 38-vjeçarit, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!