Sporti është gjykatësi më i drejtë. Nuk ka njësi matëse më të mirë sesa rezultati në fushën e lojës, diçka që nuk e arrin dot asnjë juri në botë.
Katastrofa e pësuar në derbin e Ballkanit ndaj Serbisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror për moshën U20 e tregoi qartë nivelin që ka sot për sot basketbolli shqiptar I femrave.
Rezultati I përballjes në Sallën Sportive në Mishkolc të Hungarisë ishte 116-22, pra me diferencë 94 pikë!
Nuk dihet nëse ka rezultate më të thellë se kaq në historinë e basketbollit, por edhe nëse ka padyshim që ky nuk mund të jetë një ngushëllim.
Në dy prej periodave, pra në 20 minuta gjithsej, vajzat tona arritën të shënonin vetëm 4 pikë, pra dy kosha.
Në këtë diferencë duhet shtuar edhe fakti se Serbia zakonisht nuk shkon me lojtare kryesore në nivele të tilla, siç janë ndeshjet në grup gjatë eliminatoreve të Europianit apo Botërorit.
Reagimet e tifozëve dhe publikut kanë qenë të ashpra në rrjetet sociale, ndërsa duken tepër të largëta kohët kur basketbolli shqiptar, të paktën ai I djemve, konkurronte me dinjitet të plotë në kontinent.
Nuk mund të harrohen ndeshje si barazimi 73-73 I Partizanit ndaj Oransodës italiane në 1968 përballë njërës prej pretendenteve kryesore për Championsin.
Po ashtu, humbje me vetëm dy pikë në Tiranë me Bosnjën e Sarajevës në 1978 me shifrat 76-78, që atë sezon u shpall kampione e Europës, apo me tri pikë në 1979 ndaj Partizanit të madh të Beogradit me shifrat 101-98./abcnews.al

