Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nxiti të miturin të përdorte dhe shpërndante lëndë narkotike, në kërkim 20-vjeçari në Fier

schedule10:19 - 2 Gusht, 2025

schedule 10:19 - 2 Gusht, 2025

Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pasi ka nxitur një 17-vjeçar që të përdorte dhe të shpërndante lëndë narkotike.

Për të miturin nisi procedimi penal, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 30 doza kanabisi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Roskovec,  pasi dyshohet se ka nxitur një shtetas të mitur 17 vjeç, për të përdorur dhe shpërndarë lëndë narkotike kanabis sativa. Për shtetasin e mitur nisi procedimi penal pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën rreth 30 doza me lëndë narkotike kanabis sativa dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Vijon puna për kapjen e 20-vjeçarit”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!