EMRI/ “I mori makinën shokut për xhiron e fundit”, me shpejtësi skëterrë, vdes 17-vjeçari

schedule07:40 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 07:40 - 14 Dhjetor, 2019

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës, ku për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Goditja ka rezultuar fatale, pasi drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, ka humbur jetën.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të shpejtësisë skëterrë, përplasja ka rezultuar fatale për adoleshentin. Mësohet se 17-vjeçari  i kishte marrë makinën një shoku për të bërë xhiro.

Viktima është identifikuar si Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi), raportoi policia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!