Tjetër rinovim te Liverpool, mesfushori firmos kontratën e re

schedule19:23 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 19:23 - 13 Dhjetor, 2019

Kohë rinovimesh te Liverpool. Jurgen Klopp zgjati bashkëpunimin me “The Reds” dhe trajneri gjerman do të vijojë të jetë pjesë e kampionëve të Europës deri në vitin 2024.

Pas Klopp ka qenë radha e James Milner për të firmosur kontratën e re. Zëvendës kapiteni, i cili është pjesë e Liverpool prej vitit 2015, ka firmosur deri në verën e vitit 2022.

Kam qenë me fat dhe i privilegjuar që kam luajtur për katër vite e gjysmë me këtë klub. Ka qenë e mrekullueshme të shihja përmirësimin dhe rritjen e klubit. Këtu është një vend i pabesueshëm dhe ndihem i rëndësishëm me rinovimin e fundit“, thekson 33-vjeçari anglez. /abcnews.al