Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Treni del nga shinat/ Gjermani, 3 viktima dhe 41 të plagosur. Shkak rrëshqitja e dheut

schedule21:18 - 27 Korrik, 2025

schedule 21:18 - 27 Korrik, 2025

Tre persona humbën jetën dhe të paktën 41 të tjerë mbetën të plagosur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pasditen e të dielës në jugperëndim të Gjermanisë.

Hetimet e prokurorisë treguan se treni doli nga shinat si pasojë e rrëshqitjes së dheut  në një pjesë të hekurudhës, rrëshqitje kjo e shkaktuar nga shirat e dendur.

Aksidenti hekurudho ndodhi rreth orës 18:10 në një zone të pyllëzuar midis qyteteveRiedlingen (rri-d-hlingen) dhe Munderkingen (mundea-kingen), afër qytetit të Stuttgartit në një itinerar hekurudhor prej 90 kilometrash.

Sipas Prokurorisë dhe Policisë së Gjermane, reshjet e dendura të shiut bënë që një bosht kanalizimi të tejmbushej, duke shkaktuar rrëshqitje dhe shembje të tokës anash hekurudhës, çka solli daljen nga shinat të të paktën dy vagonëve të trenit me rreth 100 pasagjerë në bord.

Në mesin e tre viktimave ishin makinisti I trenit, një punonjës I hekurudhës si dhe njv pasagjer.  Personat e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet përreth, ndërsa në vendngjarje në operacionin e shpëtimit morën pjesë dhjetëra forca zjarrfikëse,  ekipe të specialicuara të emergjencave civile si dhe disa helikopterë. Në këtë operacion u punua me paisje të rënda për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar.

Në një reagim publik në rrjetin social X, Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave .  Edhe kompania Hekurudhore e zonës shprehu ngushëllimet e saj për familjarët e viktimave, ndërsa premtoi transparence në zbardhjen e ngjarjes.

Trafiku hekurudhor në zonën ku ndodhi aksidenti mbeti I bllokuar edhe këtë të hënë ndëesa ekspertët po kryejnë punime për riparimin e segmenteve të dëmtuara të hekurudhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!