Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunohej nga bashkëshorti, zhduket gruaja/ Tropojë, policia arreston 58-vjeçarin, i gjenden dy armë në banesë

schedule13:32 - 26 Korrik, 2025

schedule 13:32 - 26 Korrik, 2025

Një 48-vjeçare është larguar nga banesa e saj pas dhunës sistematike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Policia e Tropojës ka arrestuar bashkëshortin 58-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bashkëshortja është larguar nga banesa që prej datës 22 korrik dhe vijon të jetë në kërkim.

Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike, ndërsa dyshimet janë se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

Dy armët e zjarrit automatike, të cilat u sekuestruan do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!