Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka përmbushur të gjitha standardet”, Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO për vlefshmërinë ajrore

schedule08:29 - 24 Korrik, 2025

schedule 08:29 - 24 Korrik, 2025

TIRANË– Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, duke përmbushur kështu plotësisht standardet e përcaktuar nga Aleanca.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

SHefi i qeverisë ka publikuar edhe dokumentin, tek i cili thuhet se “NATO arrin në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është plotësisht në përputhje me kërkesat për t’u bërë një autoritet i vlefshmërisë ajrore i njohur nga NATO, siç përcaktohet nga NAWP dhe sipas procesit të njohjes së NATO-s (NRP).

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!