Analisti Sefer Selimi komentoi fazën përgatitore për zgjedhjet lokale në RMV, të cilat do të mbahen në tetor. Sipas Seferit, këto zgjedhje duhet të jenë për problemet që shqetësojnë shqiptarët. Në vijim të fjalës së tij, Selimi përmendi se qeveria aktuale po tenton të bëj revizionisëm politik dhe po tenton të asimilojë shqiptarët.
“Këto zgjedhje vijnë në një situatë të jashtëzakonshme, ashtu siç e dëshmojnë anketat ka një pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale që po tenton të bëj një revizionisëm politik dhe po tenton të asimilojë shqiptarët. Kjo ka polemizuar situatën, kemi partitë politike në opozitë që i quajnë zgjedhjet një referendum. Në këto zgjedhje kemi kandidatë të pavarur por që mbështeten nga zoti Mickoski.
Këto zgjedhje duhet të jenë për problemet që shqetësojnë shqiptarët. Ahmeti do t’i hedhi të gjitha kandidaturat e tyre të rëndësishme në lojë, por edhe për të qenë të sigurt që do të marrin sa më shumë vëmendje. Po hyjnë në lojë të gjithë politikanët me kalibër të madh.” / abcnews.al

