Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka vendosur krijimin e një ministrie të re pas termetit. Ajo do të quhet ministria e Shtetit për Rindërtim dhe do drejtohet nga Arben Ahmetaj.
Vendimi i ka shkuar Presidentit Meta për dekretim.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në twitter.
Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit? pic.twitter.com/vYlIxkCFOJ
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2019