Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet, mos hapni më sytë nga Amerika! Ndalon diplomatët të japin vlerësime: Mjafton urimi për fituesin

schedule15:29 - 18 Korrik, 2025

schedule 15:29 - 18 Korrik, 2025

“Po ju jap një lajm. Do ketë vendimmarje të forta politike që prekin SHBA, rajonin dhe  Shqipërinë. Shqipëria ka peshën e vet.”

As 24 orë nga deklarata e Këlliçit, lajmi erdhi. Administrata e Donald Tramp ka udhëzuar të gjithë diplomatët amerikanë të mos komentojnë më zgjedhjet në asnjë vend të botës.

Nëpërmjet Sekretarit të Shtetit, Marko Rubio, mesazhi është i qartë, urime të shkurtra, përgëzuese dhe pa opinione.

“Kur është e përshtatshme të komentojmë mbi zgjedhjet e huaja, mesazhi ynë duhet të jetë i shkurtër, i përqendruar në përgëzimin e kandidatit fitues dhe, kur është e përshtatshme, në shënimin e interesave të përbashkëta të politikës së jashtme. Mesazhet duhet të shmangin shprehjen e opinioneve mbi drejtësinë ose integritetin e një procesi zgjedhor, legjitimitetin e tij ose vlerat demokratike të vendit në fjalë”

Por çfarë tha, Këlliçi vetëm 24 orë më parë. Lajmin e dha, por nxori bllof veten dhe doktorin.

“Mos harroni, vijon DASH, të jetë refuzues në dhënien qoftë të një deklarate formale, përshëndetje formale, i vetmi vend në botë. Ka patur një urim nga ambasada.”

Dhe urimi i ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ishte ky, fiks sipas udhëzimit të Marko Rubios.  Por edhe doktori nuk ndryshon shumë nga Këlliçi.

“Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramë, dmth jo zgjedhjet,  uron shqiptarët, kaq. Aty urohen shqiptarët.”

Kështu doktorit, I mbyllet edhe një derë, jo vetëm për non-gratën dhe vizën, por edhe për farsën.

Berisha nëpërmjet një shoqate patriotësh në SHBA kontraktoi një firmë lobimi 6 milionë dollarë, e cila deri më tani rezulton se ska bërë asnjë punë. Më 21 maj, pasi nuk siguroi dot as vizën e as heqjen e non gratës para zgjedhjeve, kërkoi nëpërmjet kompanisë një hetim ndërkombëtar dhe qeveri teknike. Por me udhëzimin e ri të SHBA, duhet ta kthejë mbrapsht.

Për ti marrë një koment për këtë lajm, Berisha vendosi të mos dalë këtë të premte në konferencën e përjavshme. Iku në këtë korrik të nxehtë, me mendjen përtej oqeanit, por fizikisht tek Gjiri i Lalzit.

Lajmi erdhi, tani mos prisni më lajm, sidomos nga Amerika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!