Vangjel Mile do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu i dha fund pritjes, duke prezantuar teknikun 39 vjeçar, që do të ulet në pankinë, duke nisur nga sezoni I ardhshëm.
Ish drtejtori i Akademisë së klubit Tirana ka firmosur kontratën 3 vjeçare, ndërsa do të ketë detyrën e vështirë për të kthyer skuadrën te suksesi.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit vijojnë punën në merkaton e verës për të formcuar ekipin, pas një sezoni me të vërtetë zhgënyes, ku Tirana luftoi vetëm për mbijetesën në Kategorinë Superiore.
Pas largimeve të shumta, Tirana ka prezantuar gjatë ditëve të fundit lojtarët e rinj që janë transferuar dhe që do të veshin fanelën bardheblu, duke nisur nga sezoni I ardhshëm

