Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adoleshentja, në koma/ Vijon në gjendje të rëndë te Trauma, mjekët: S’ka përmirësim

schedule10:12 - 15 Korrik, 2025

schedule 10:12 - 15 Korrik, 2025

Gjendja e 17 vjeçares, e cila tentoi vetëvrasjen në Vlorë, vijon të mbetet e rëndë në Spitalin e Traumës.

ABC News mëson se adoleshentja ndodhet në intubim.

“Në Spitalin e Traumës ka pasur familjarë të saj. ABC News ka tentuar të ketë komunikim, por ata nuk kanë pranuar. Por jashtë kamerave, ABC News bisedoi edhe me xhaxhain e vajzës, ku tha se në këtë moment nuk ka asgjë për të thënë, pasi nuk ka qenë aty kur ka ndodhur ngjarja. Xhaxhai i saj pohoi se vajza është rritur te gjyshi dhe gjyshja”, raportoi ndër të tjera, gazetarja Xhoana Çallaku./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!