Policia në Tiranë ka arrestuar një 51-vjeçar të dyshuar për plagosje me armë të një 34-vjeçari, i cili gjithashtu është vënë në pranga për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Pasditen e të shtunës policia është njoftuar se një person që dyshohej të ishte plagosur me armë zjarri ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Nga veprimet hetimore uniformat blu zbuluan se ai ishte plagosur në këmbë me armë zjarri nga pakujdesia prej fqinjit 51 vjeç pasditen e djeshme, në një lokal në Valias.
34-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Si autori dhe i plagosuri u arrestuan. Ky i fundit sipas policisë nuk dha informacion të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes. Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit policia gjeti dhe u sekuestroi armën e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.
/abcnews.al

