TIRANË-Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e arrestit në burg për 7 personat e arrestuar në kuadër një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikimit të lendeve narkotike, nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të Bashkimit Europian.
Mes të dyshuarve është edhe ish-drejtuesi i policisë Erjon Dani, që akuzohet se ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS duke ua vënë në dispozicion anëtarëve të grupit kriminal. Sipas SPAK, këta shtetas janë përgjegjës për trafikimin e rreth 3.5 ton kokainë, ndërsa janë të dyshuar edhe për disa raste të korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë. Ndersa dy nga 5 personat e shpallur në kërkim ndodhen në Dubai dhe 3 të tjerë në vendet e Bashkimit Europian, nga të cilët janë edhe disa nga personat e dyshuar si organizatorë.
Dy prej të arrestuarve iu është komunikuar masa në ambientet e paraburgimit, behet fjale për Selami Lushkjan që mbahet I arrestuar në kuadër të operacionit “Flakë në Det” si dhe për Jani Meçja, i dënuar me 8 vite burg për trafikim r narkotikësh nga Siria në Turqi me destinacion vendet e BE-së.
Zbërthimi i aplikacionit sky enchro chat ka ndihmuar hetuesit për identifikimin e personave te përfshire qe akuzohen për trafik ndërkombëtar te lendeve narkotike, ushtrim ndikimi te paligjshëm, shpërdorim detyre dhe grup I strukturuar kriminal.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ky grup në disa episode ka trafikuar rreth 3.6 ton kokaine, 700 kg kanabis dhe heroine. Gjatë operacionit u sekustruan 5 automjete luksoze, rreth 40 mijë euro një armë sportive si dhe 10 telefona disa prej të cilëve të enkriptuar.

