Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Me makinë luksi dhe të armatosur, kush janë tre të rinjtë që u arrestuan në Sarandë. Njëri prej tyre me precedent penal

schedule09:36 - 12 Korrik, 2025

schedule 09:36 - 12 Korrik, 2025

SARANDË- Tre persona janë arrestuar në Sarandë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi lëviznin të armatosur dhe me makina luksoze.

Të arrestuar:

-Endrit Doku
-Ervis Cukali ( person me kërkim për veprën penale “Sigurimi i kushteve për te kryer veprën penale”.
-Imer Gega

Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku u hodh në det në përpjekje për t’i ikur Policisë, por plani i dështoi pasi u vu në lëvizja Policia Kufitare, e cila nxori të riun nga deti.

Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, disa fishekë  dhe makinën luksoze “Porsche” Panamera. Mes të arrestuarve është dhe Ervis Cukali, i njohur si ushtar i Admir Tafilit.

Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!