Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Paris SG kërkon “botën”/ Fitimi i Botërorit do të kurorëzonte sezonin fantastik të francezëve

schedule12:42 - 11 Korrik, 2025

schedule 12:42 - 11 Korrik, 2025

Pas Francës dhe Europës, Paris SG kërkon të pushtojë edhe botën e futbollit. Skuadra pariziene shpërbleu të gjitha parashikimet, duke siguruar finalen e Botërorit për Klube, ku do të diskutojë trofeun me Chelsean më 13 korrik në stadiumin “Metlife” të Nju Xhersit.

Nëse fiton, atëherë Luis Enrique dhe të besuarit e tij do të kurorëzonin një sezon fantastik me gjashtë trofe, pas titullit kampion në Ligue 1, Champions League, Superkupës së Francës, Kupës së Ligës dhe Kupës së Francës.

Jo vetëm kaq.



Triumfi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sillte një rekord të ardhurash në arkat e klubit. Bashkë me ato të Champions, suksesi në Botërorin e klubeve do të çonte në 300 milion euro fitimet financiare në sezonin e fundit. Këtu përfshihen edhe të ardhurat nga sponsorat dhe ato tregtare.

Paratë nuk janë problem për klubin parizien me pronar sheikun Al Khelaiffi, por gjithsesi rregullojnë bilancet gjithmonë të diskutuara për shkelje të “Fair Play Financiar”.

Ky diskutim i përket së tashmes, ndërsa edhe e ardhmja duket rozë për Paris SG, që për pjesën më të madhe të opinionit sportive ndërkombëtar ka nisur një cikël fitues.

Të dhënat që e mbështesin këtë janë të shumta. Si fillim te projekti I Luis Enrique, që ka ndërtuar një orkestër të vërtetë, me lojtarë të rinj dhe të talentuar, që me symbyllur gjejnë njëri tjetrin në fushë.

Po ashtu, ajo që premton jetgjatësi në këtë cikël është mosha mesatare e ekipit, që sa kalon 23 vitet.

Në këtë mënyrë, si fillim Chelsi që shumë shpejt do ta gjejë përballë në finale, por edhe bota e futbollit janë të paralajmëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!