Pasi siguroi kualifikimin në 16 skuadrat më të mirë në Champions League, Chelsea ka nisur fushatën e rinovimeve. Klubi londinez ka zgjatur kontratën me Fikayo Tomori, mbrojtësin e ekipit. 21-vjeçari firmosi një kontratë deri në vitin 2024 me “Blutë e Londrës”.
Lojtari i lindur në Kanada është rritur te Chelsea, ndërsa sezonin e kaluar u huazua te Derby County, aty ku punoi me Frank Lampard. Të dy u rikthyen në verë te klubi i tyre i zemrës, ndërsa Tomori është aktivizuar në 15 ndeshje gjatë këtij sezoni. Paraqitjet pozitive kanë bindur drejtuesit t’i ofrojnë kontratën e re, teksa lojtari, i cili debutoi me kombëtaren angleze në ndeshjen kundër Kosovës në Prishtinë, shfaqet i lumtur për rinovimin.
“Ky është një moment i lumtur për mua dhe familjen time. Jam te Chelsea prej moshës 7-vjeçare, klubi është treguar shumë i mirë me mua dhe më ka ndihmuar të përmirësohem si futbollist dhe si njeri. Realizove ëndrrën time dhe shpresoj të justifikoj besimin që më është dhënë“, theksoi Tomori. /abcnews.al
✍️ @fikayotomori_ has signed a new Chelsea contract!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 12, 2019