Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në shtator mund të priten ndryshime”/ Nura: PS ka ndezur sërish motorët elektoralë. Beteja kryesore për të mos humbur kryeqytetin

schedule13:32 - 8 Korrik, 2025

schedule 13:32 - 8 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin hapësirave publike, ka vijuar prej disa ditësh. Kryeministri Edi Rama ka drejtuar mesazhe të drejtpërdrejta për të gjithë shkelësit e ligjit, duke paralajmëruar që të lirojnë hapësirat e zaptuara padrejtësisht.

Analisti Artur Nura këto zhvillimi i sheh si një mënyrë e ndezjes së “motorëve” të punës nga ana e Partisë Socialiste. Gjithashtu gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Nura tha se në shtator sipas me shumë gjasa pritet të ketë ndryshime.

“Të gjitha zhvillimet që po ndodhin, aksionet në Vlorë, Theth apo Durrës, tregojnë që janë motorët e ndezur. Ndërsa duket që zoti Rama ka filluar punën për ta menaxhuar në favor të një qasje elektorale. Duket një strategji e qartë e PS për të mos lëshuar pushtet. Ndërsa në shtator pritet të kemi edhe ndryshime dhe beteja e ardhshme është beteja lokale dhe duket se Rama po konsideron një vendim të sotëm. Bashkia më e madhe me kryetarin e Bashkisë me liri të limituar është një problematikë. Rama ka folur për bashkinë e Fierit, Shkodrës, Durrës, dhe besoj që në këtë tur elektoral do ta mbylli në Tiranë. Dhe beteja kryesore është për të mos humbur kryeqytetin dhe besoj që qasja e Ramës është elektorale për të mos humbur betejën”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!