Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

La fshatrat e Korçës, kap majat e financës në Britani/ Sfidat e Emirit, nga emigrant në biznesmen të suksesshëm

schedule09:04 - 8 Korrik, 2025

schedule 09:04 - 8 Korrik, 2025

Një histori e veçantë e mbush me sfida, por edhe me rezultate të suksesshme është ajo e Emir Allen, nga Korça, i cili emigroi në Britani dhe sot është lider në biznes.

Në një lidhje me “skype” në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ai tregoi se ishte vetëm 15 vjeç kur vendosi të emigrojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë intervistës, Emiri u shpreh se në atë kohë pagoi 10 mijë dollarë, duke rrëfyer se ishte një rrugëtim me kamion jo i lehtë.

“Gjatë rrugës kam parë vdekjen me sy dy herë, por ka qenë një jetë plot me sfida, por gjithashtu edhe me ngjyra”, u shpreh ai.

Korçari ndodhet prej 22 vitesh në Britaninë e Madhe, dhe jeta e tij siç thotë ai në një shtet tjetër nuk ishte aspak e thjeshte si emigrant dhe më pas si një biznesmen i suksesshëm.

“Unë jam mësuar me punë që kur kam qenë i vogël, punoja pasditeve, fundjavave gjatë pushimeve verore. Çfarëdo lloj pune. Në moshën 17 vjeç punoja natën dhe studioja ditën, provova fushën e hotelerisë”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!