Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta i është përgjigjur kreut të KED, Ardian Dvoranit.
Blushi i kërkon Dvoranit të ruajë qetësinë me videot, pasi sipas tij publikimi i tyre nuk ka filluar akoma.
“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!
Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!
Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!
Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!
Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin!
Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!”, shkruan Blushi.
Më herët Dvorani ka përgënjeshtruar zëdhënësin e Presidentit Ilir Meta. Në një deklaratë të gjatë për mediat ai tha se nuk ka deklaruar se bllokohet KED nëse prokuroria vendos ndjekje penale ndaj tij.
Lexo edhe: E quan “sqaruesi”, Ardian Dvorani përgënjeshtron zëdhënësin e Metës: KED nuk bllokohet
/abcnews.al