Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis zbatimi, kufizohen kreditë për shtëpi/ BSH shtrëngon kriteret për vlerën dhe kohën e shlyerjes së huasë

schedule14:37 - 1 Korrik, 2025

schedule 14:37 - 1 Korrik, 2025

Qytetarët që duan të marin kredi për të blerë banesë tashmë do të jenë më të kufizuar .Vendimi i Bankës së Shqipërisë ka nisur zbatimin dhe parashikon që bankat të mos japin kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85% e vlerës së saj ndërsa ata që kërkojnë kredi për të blerë një shtëpi të dytë vlera e kredisë që do mund të marrin kur është në monedhën lekë do të jetë 80% e vlerës së pronës.

Në valutë të huaj tavani është edhe më i vogël për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Banka do të mbulojë me kredi 75% të vlerës së shtëpisë së parë dhe 70% të vlerës për shtëpinë e dytë.Tashmë bankat janë të detyruara që për çdo kredimarrës të bëjnë një analizë të mirfilltë  të ardhurave apo borxheve për përcaktimin e  vlerës së borxhit të kredimmarrësit.

Afati maksimal për shlyerjen e kredisë do të jetë deri në 30 vjet, ose do të caktohet një afat tjetër nga banka duke marrë në konsideratë moshën e kredimarrrësit, me qëllim që të mos ketë kredi për të shlyer në moshën e pensionit. Për huanë e marrë në lekë kësti i kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 40% e vlerës së të ardhurave që ka qytetari.

Ky vendim  i bankës së Shqipërisë do të rishqyrtohet jo më vonë se 2 vjet nga data e hyrjes së tij në fuqi.

Sipas Bankës së Shqipërisë zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!